• e enjte, 30 janar 2025

Në Turqi janë arrestuar mbi 100 persona nën dyshimin se i përkasin ISH-së

Në Turqi janë arrestuar mbi 100 persona nën dyshimin se i përkasin ISH-së

Ankara, 28 janar 2025 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja sot deklaroi se janë arrestuar mbi 100 persona të dyshuar për veprime në kuadër të organizatës terroriste Shteti islamik.

Ata janë arrestuar në operacionet "Gurz-41" dhe "Gurx-42" të kryera në 24 provinca, ndërsa Jerlikaja në rrjetet sociale kumtoi se operacionet ishin kryer në 24 provinca, duke e prëfshirë Stambollin, Ankaranë dhe Dijarbekirin, lajmëroi agjencia Anadollu.

Ai theksoi se është konfirmuar se 100 të dyshuar të cilët janë arrestuar, kishin vepruar në kuadër të organizatës terroriste Shteti islamik apo se e kanë financuar orgnaizatën terroriste dhe kanë kryer propagandë përmes profileve të tyre në rrjetet sociale. Gjatë operacioneve janë konfiskuar dokumente dhe materiale digjitale. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR