Në Turqi arrestohet edhe një kryebashkiak opozitar
- Policia e Turqisë sot arrestoi kryetarin e komunës së Manavgatit, Antalisë, Nijazi Nefi Kara, në kuadër të hetimit për korrupsion.
- Post By Ramize Qamili
- 23:31, 4 korrik, 2025
Ankara, 4 korrik 2025 (MIA) - Policia e Turqisë sot arrestoi kryetarin e komunës së Manavgatit, Antalisë, Nijazi Nefi Kara në kuadër të hetimit për korrupsion.
Përveç kryetarit të komunës u arrestuan dhe, 33 të dyshuar të tjerë në kuadër të hetimit të punës në Komunën e udhëhequr nga Partia Republikane Popullore (CHP) e opozitës.
Më 1 korrik policia arrestoi kryetarin e komunës së Izmirit, Tunxha Sojera, 20 përfaqësues komunal të opozitës, si dhe liderin e provincës së CHP-së, Shenol Aslanoglu për shkak korrupsionit të dyshuar.
Funksionarët nga komunat e kontrolluara nga CHP-ja në Stamboll dhe në vendet tjera janë përballur me një valë arrestimesh këtë vit, duke përfshirë edhe kryetarin e komunës së Stambollit Ekrem Imamoglu i cili u arrestua në mars shkaku i akuzave për korrupsion, me çka shkaktoi protesta masive. rq/
Foto: arkivi i MIA-s