• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Turqi arrestohen 47 persona të dyshuar për anëtarësim në organizatat terroriste separatiste

Në Turqi arrestohen 47 persona të dyshuar për anëtarësim në organizatat terroriste separatiste

Stamboll, 7 mars 2024 (MIA) - Gjithsej 47 persona të dyshuar për anëtarësim në organizata terroriste separatiste u arrestuan në 11 rajone të Turqisë.

"Të dyshuarit janë arrestuar si rezultat i operacioneve të përbashkëta të kryera në rajonet Stamboll, Ankara, Antalia, Denizli, Gaziantep, Hataj, Izmir, Mardin, Shaliurfa dhe Van. U konstatua se të dyshuarit vepronin në kuadrin e organizatave terroriste separatiste, ishin veçanërisht aktivë në mesin e krahëve të rinj të grupeve, siguronin fonde për anëtarët që vuanin dënimin në burgje dhe kryenin propagandë në rrjetet sociale", tha ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Jerlikaja.

Operacionet u kryen nga oficerë të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MIT) dhe të drejtorive rajonale kundër terrorizmit të rajoneve përkatëse.

Autoritetet konfiskuan dhjetëra armë pa leje dhe një sasi të madhe materiali dixhital. sa/

Foto: Arkivi  i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR