Në Turqi arrestohen 153 persona gjatë operacionit kundër terrorizmit
- Në tetë provincia turke mbrëmë u zhvillua operacioni kundër terrorizmit, ku u arrestuan 153 persona të dyshuar për lidhje me "Shtetin Islamik", njoftoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, në profilin e tij në Fejsbuk.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:18, 18 korrik, 2025
Ankara, 18 korrik 2025 (MIA) - Në tetë provincia turke mbrëmë u zhvillua operacioni kundër terrorizmit, ku u arrestuan 153 persona të dyshuar për lidhje me "Shtetin Islamik", njoftoi ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Jerlikaja, në profilin e tij në Fejsbuk.
Operacionet janë zhvilluar në qytetet Adana, Antalia, Ajdin, Bursa, Çankiri, Çorum, Eskishehir, Gaziantep, Hataj, Stamboll, Izmir, Kahramanmarash, Kastamonu, Kirshehir, Koxhaeli, Qutahja, Manisa, Mardin, Mersin, Mugla, Nevshehir, Osmanije, Sakarja, Samsun, Shanliurfa, Tekirdag, Jalova dhe Zonguldak.
Jan paraburgosur personat e dyshuar për anëtarësim në organizatën terroriste, financim të aktiviteteve terroriste dhe udhëheqje të fushatës në rrjetet sociale në dobi të organizatës terroriste.
Në publikimin e tij, ministri i Punëve të Brendshme i falënderoi guvernatorët, prokurorët dhe gjeneralët për koordinimin dhe zbatimin e operacionit.
"Lufta jonë kundër terrorizmit nuk është e kufizuar vetëm në operacionet e shërbimeve tona të sigurisë në terren. Ajo përfshin shumë aspekte në nivel shtetëror, siç është siguria, inteligjenca, komunikimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar", tha Ali Jerlikaja. qa/
Foto: Arkivi i EPA-s