• e diel, 22 dhjetor 2024

Në tre muajt e parë në Britaninë e Madhe është regjistruar numër rekord i emigrantlve

Në tre muajt e parë në Britaninë e Madhe është regjistruar numër rekord i emigrantlve

Londër, 27 mars 2024 (MIA) - Nga fillimi i vitit deri dje në Britaninë e Madhe kanë arritur 4.644 azilkërkues, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga Ministria britanike e Punëve të Brendshme.

Në raport theksohet se nga fillimi i vitit 2024 deri më 26 mars janë regjistruar 4.644 persona që kanë kaluar kanalin La Mansh. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka parur 3.770, ndërsa rekordi i mëparshëm ishte në vitin 2022 – 4.162 persona.

Kryeministri britanik Rishi Sunak shpreson se plani për të kthyer emigrantët nga Mbretëria e Bashkuar në Ruanda ka penguar njerëzit të bëjnë kalimin e rrezikshëm të kanalit midis Britanisë dhe Francës. Muajin tjetër, Parlamenti do të votojë një ligj që do të funksionalizojë planin e Sunak. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR