• e enjte, 10 tetor 2024

Në Tiranë sot fillon Samiti i grave afgane

Në Tiranë sot fillon Samiti i grave afgane

 Tiranë, 11 shtator 2024 (MIA) - Në Tiranë sot fillon Samiti treditor i grave afgane, që është takimi më i madh i aktivisteve për të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave nga Afganistani në tre vitet e fundit.

Samiti mbahet nën patronazhin e Qeverisë shqiptare dhe është në organizim të "Grave për Afganistanin (WFA)", në bashkëpunim me qeveritë e Spanjës dhe Zvicrës.

Rreth 100 afgane, duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme, do të marrin pjesë në samitin treditor si një platformë për të ndërtuar unitet dhe një mesazh koheziv dhe për forcimin  e zërit të tyre, publikoi Ora njuz.

Samiti do të jetë i hapur për mediat vetëm sot në një periudhë prej një ore, kur do të mbajë fjalimin e tij ministri shqiptar për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR