• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Tiranë fillon takimi ministror i Nismës SHAB - Karta e Adriatikut (A-5)

Në Tiranë fillon takimi ministror i Nismës SHAB - Karta e Adriatikut (A-5)

Tiranë, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Prej sot e deri më 5 dhjetor në Tiranë do të mbahet takimi ministror në kuadër të Nismës SHBA - Karta e Adriatikut (A-5).

"Në këtë takim të rëndësishëm pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga SHBA-ja, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia. Në këtë takim do të marrë pejsë edhe ndihmës-sekretarja amerikane e Mbrojtjes për siguri ndërkombëtare, Selest Valander", kumtoi ATSH.

Fjalim përshëndetës në ditën e parë të punës do të mbajnë nikoqiri, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ndihmës-sekretarja amerikane.

"Përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5) do të diskutojnë për proceset integruese të vendeve të Ballkanit përmes mekanizmave të kësaj iniciative si dhe të ardhmen e kësaj iniciative. Po ashtu pjesë e paneleve të diskutimeve janë edhe lufta në Ukrainë dhe pasojat në Evropën Juglindore, sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi me anëtarë të rinj të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut, kontributi i përbashkët në NATO dhe misione të tjera ndërkombëtare", thekson agjencia.

Vendet pjesëmarrëse do të nënshkruajnë edhe deklaratë të përbashkët në fund të takimit.

Nisma SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ka si qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e këtyre vendeve, me mbështetjen edhe të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në strukturat euroatlantike, por ndihmon edhe në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimin ekonomik në këtë rajon.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR