• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Tiranë, ambasadori Markovski u takua me ministren e Bujqësisë së Shqipërisë

Në Tiranë, ambasadori Markovski u takua me ministren e Bujqësisë së Shqipërisë
Tiranë, 29 prill 2022 (MIA) – Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Tiranë Danço Markovski ka realizuar takim pune me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë Frida Krifca. Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e mira të dy vendeve, ndërsa veçanërisht bashkëpunimi i shkëlqyer i të dy Ministrive të Bujqësisë të vendeve. “Takimi u shfrytëzua për informim të ndërsjellët rreth sfidave aktuale të dy vendeve në sektorin bujqësor, të krijuara nga kriza në Ukrainë , si dhe mënyra sesi bashkërisht me sukses të tejkalohet kjo sfidë e krijuar në sektorin bujqësor”, informuan nga Ambasada e RMV-së në Tiranë. U theksua edhe rëndësia e nismës “Ballkani i Hapur” si dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara, me qëllim të lehtësimit të shumë procedurave dhe pengesave paraprake me të cilat përballen bujqit gjatë import-eksportit të dy vendeve. “Ambasadori Markovski në mënyrë plotësuese ka shpreh kënaqësi nga rritja e vazhdueshme e shkëmbimit tregtar ndërmjet të dy vendeve, që vitin e kaluar për herë të parë tejkaloi 200 milion euro, ndërsa këtë vit pritet të tejkaloj edhe 300 milion euro”, thonë nga Ambasada e RMV-së në Tiranë. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR