• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Tetovë u shënua 30-të vjetori i partneritetit me USAID-in

Në Tetovë u shënua 30-të vjetori i partneritetit me USAID-in
Qëllimi i këtij karvani është të motivojë dhe inkurajojë të rinjtë që të përfshihen dhe të marrin pjesë aktive në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme së bashku. "Për këto 30 vite USAID-i ka siguruar 840 milionë dollarë për programe zhvillimore. Këto mjete u përdorën për të avancuar decentralizimin, për të promovuar reformat në drejtësi, për qeverisje transparente dhe për të inicuar zgjidhje elektronike të qeverisë, për të përmirësuar konkurrencën dhe për të rritur numrin e vendeve të punës. Ne kemi promovuar gjithashtu efikasitetin e energjisë dhe kemi ndihmuar në krijimin e politikave në përputhje me rregulloret e BE-së. Në të njëjtën kohë, ne kemi forcuar sistemin arsimor, duke filluar nga shkolla fillore e deri te arsimi universitar", tha Erik Mejer, ushtrues detyre i ambasadorit të SHBA-së. Dimçe Damjanovski, ekspert për bujqësi dhe zhvillim rural në disa programe të USAID-it, theksoi se me ndihmën e USAID-it ofrohet mbështetje me të cilën bujqësia tradicionale drejtohet drejt teknologjive të reja. Nën mentorimin e dizenjatores Irina Tosheva u mbajt edhe sfilata “Bukuria e recikluar” me nxënësit e shkollës së mesme profesionale komunale "Gjoce Stojçevski" nga Tetova. Pjesë e programit ishte edhe koncerti me grupin xhaz pranë Akademisë Muzikore të Universitetit "Goce Dellçev" nga Shtipi. Në kuadër të shënimit të 30-të vjetorit, USAID në bashkëpunim me komunat u mundësoi artistëve të rinj së bashku me nxënës të shkollave të mesme të krijojnë murale me temë "Partneritet për një të ardhme më të mirë”, të cilat do të pikturohen në vende të dukshme në qytetet ku do të udhëtojë karvani. as/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR