• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Tetovë është mbajtur marsh kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe grave

Në Tetovë është mbajtur marsh kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe grave
Tetovë, 2 shtator 2022 (MIA) - Organizatat qytetare - Qendra për mbështetjen e grave Tetovë, Shoqata e psikologëve, psikoterapistëve dhe këshilltarëve Korteks, Lëvizja nënë-fëmijë dhe rrjeti i grave në shkencë, organizuan sot pasdite një marsh në mbështetje të luftës kundër dhunës së të gjitha llojeve ndaj fëmijëve dhe grave. Motivi i një marshi të tillë është dhunimi i vajzës 11-vjeçare në Prishtinë, ndërsa organizatorët thanë se në Tetovë ka lloje të ndryshme të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve dhe për këtë revolta shprehet publikisht. "Jemi këtu për të mbështetur dhe të shprehim keqardhje për atë që ndodhi në Prishtinë dhe për të ngritur zërin se këtu në Tetovë ka dhunë dhe atë çdo lloj dhune. Ne jemi këtu si një qendër e grave për të mbështetur dhe ofruar shërbime falas të këshillimit psikologjik, mbështetje nga një punonjës social dhe këshillim gjatë raportimit dhe procesit të vazhdueshëm institucional rreth dhunës. Duam të themi se ligjet ekzistojnë, por ato ligje duhet të zbatohen. Duhet të merret parasysh nevoja për të ndëshkuar ashpër pedofilët dhe përdhunuesit", deklaroi Nebehat Imeri. Pjesëmarrësit e manifestimit u mblodhën në sheshin në Tetovë, e më pas marshi u zhvillua deri te objekti i Gjykatës Themelore Tetovë. qa/bsh/  

QËNDRONI TË LIDHUR