• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në telefoninë celulare 1.919.695 parapagues, 449.868 linja fikse

Në telefoninë celulare 1.919.695 parapagues,  449.868 linja fikse

Shkup, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare në vend përfundimisht me tremujorin e tretë të këtij viti arrin 1.919.695, nga të cilat nga rezidencialet 679.245 janë pri-pejd parapagues, ndërsa 992.157 post-pejd. Numri i post-pejd parapaguesve afaristë arrin 248 293. Janë realizuar 1.409.062.356 minuta bisedime.

Të dhënat nga Raporti i Agjencisë për Komunikime Elektronike tregojnë se me qasje në internet me shtrirje të gjerë dhe të ngushtë përmes rrjetit celular  (2G/3G/4G) në tremujorin e dytë të këtij viti ishin 1.549.967 parapagus.

Nga numri i përgjithshëm i parapaguesve, A1 Maqedoni ka pjesëmarrje prej 47,9 për qind, Makedonski Telecom 46,57 për qind, Lajkamobajl 3,05 për qind, Telekabel 1,29 për qind, MTEL 1,08 për qind, Grin Mobile 0,11 për qind.

Në të hyrat nga ofrimi i shërbimeve të komunikimit celular (niveli me pakicë) në tremujorin e dytë të vitit 2024, Makedonski Telekom ka pjesëmarrje prej 49,96 për qind, A1 Maqedoni 46,93 për qind, MTEL 1,39 për qind, Telekabel 0,88 për qind, Lajkamobajl 0,71 për qind, Grin Mobile 0,13 për qind.

Numri i përgjithshëm i linjave fikse është 449.868 dhe janë realizuar 16.943.729 minuta trafik telefonik. mb/

Foto: telefonia celulare

QËNDRONI TË LIDHUR