• e martë, 24 dhjetor 2024

Në telefonatën e fundit të kryeministrit, Xhonsoni u përshëndet me “mikun” Zelenski

Në telefonatën e fundit të kryeministrit, Xhonsoni u përshëndet me “mikun” Zelenski
Londër, 5 shtator 2022 (MIA) – Në bisedën e fundit telefonike si kryeministër i Britanisë së Madhe, Boris Xhonsoni, sot është ka përshëndetur presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin dhe popullin ukrainas, duke deklaruar se mund dhe do ta mposhtin Rusinë dhe u premtoi të qëndrojnë në kontakt si miq. “Kryeministri foli me presidentin ukrainas Volodimir Zelenskin për t'i shprehur  falënderim për udhëheqjen dhe miqësinë e tij. “Kryeministri e ka bërë të qartë se ai beson se presidenti Zelenski dhe populli i tij mund dhe do ta fitojnë luftën në Ukrainë”, tha një zëdhënës i Dauning Stritit. “Kryeministri i tha presidentit Zelenski se ishte privilegj të bashkëpunojë me të dhe ta mbështesë dhe të dy liderët ranë dakord të mbesin në kontakt si miq të ngushtë”, shtoi zëdhënësi. Xhonsoni nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit, ndërsa në vend të tij vjen shefja e e diplomacisë britanike, Liz Tras, e cila sot fitoi në zgjedhjet e brendshme partiake në Partinë Konservatore në pushtet. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR