• e premte, 28 qershor 2024

Në Tel Aviv u aktivizuan sirenat për sulm ajror, Hamasi e sulmoi aeroportin

Në Tel Aviv u aktivizuan sirenat për sulm ajror, Hamasi e sulmoi aeroportin

Tel Aviv, 10 tetor 2023 (MIA) - Sirenat për sulm ajror sot u aktivizuan në Tel Aviv dhe qytete të tjera përreth, pasi grupi militant palestinez Hamas kumtoi se përsëri e ka sulmuar qytetin dhe aeroportin Ben Gurion.

Në qytet janë regjistruar shpërthime të forta, raportojnë mediat lokale. Sipas tyre, është aktivizuar edhe sistemi mbrojtjes i mbrojtjes kundërajrore Kupolë Hekuri

Pas një qetësie të pjesshme, ky është një sulm i ri i madh, raportojnë mediat izraelite.

Zëdhënësi i Brigadës së Hamasit, Al-Kasam Abu Ubaida deklaroi se sulmi ishte në përgjigje të vrasjes së civilëve.

Në të njëjtën kohë, popullatës së Ashkelonit i është dhënë afat që të largohet nga ai qytet deri në orën 17:00 me orën lokale. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR