Në Tbilis përleshje mes policisë dhe demonstrantëve, arrestohen të paktën dhjetë persona
- Mëngjesin e sotëm në aveninë Melikishvili në Tbilis filluan përleshje mes policisë dhe demonstrantëve të cilët nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
- Post By Sara Ademi
- 08:33, 19 nëntor, 2024
Tbilis, 10 nëntor 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në aveninë Melikishvili në Tbilis filluan përleshje mes policisë dhe demonstrantëve të cilët nuk i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
Policia bën përpjekje t'i shtypë protestuesit dhe përdor gaz lotsjellës, transmeton portali civil.ge.
Policia kumtoi se janë arrestuar rreth dhjetë persona.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Gjeorgji të shtunën publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, sipas të cilave partia qeveritare Ëndrra gjeorgjiane fitoi me 53,93 për qind të votave dhe fitoi 89 nga 150 mandate në Kuvend.
Përveç Ëndrrës gjeorgjiane, pragun prej pesë për qind e kaluan katër parti opozitare.
Opozita në Gjeorgji mohoi legjitimitetin e zgjedhjeve, duke paralajmëruar protesta të vazhdueshme deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.
Presidentja gjeorgjiane Salome Zurabishlivi i hodhi poshtë rezultatet zgjedhore dhe kërkoi hetim të menjëhershëm për mashtrimin zgjedhor. sa/
foto: EPA