• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në takimin e G7 në Saporo u formua aleancë e re kundër Rusisë

Në takimin e G7 në Saporo u formua aleancë e re kundër Rusisë

Saporo, 17 prill 2023 (MIA) - Në takimin e ministrave të Energjetikës dhe Ekologjisë të Grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë (G7), që u mbajt në Saporo, Japoni, është arritur marrëveshje për formimin e aleancës nga pesë vende, me qëllim që të zvogëlohet ndikimi i Rusisë në tregun global për energji bërthamore.

Në aleancën marrin pjesë Britania e Madhe, SHBA-ja, Kanada, Japonia dhe Franca. Ndërkaq, Italia dhe Gjermania, të cilat janë anëtare të G7-shit, nuk janë në aleancë.

Sipas kumtesës së Qeverisë britanike, grupi do t'i shfrytëzojë "resurset dhe aftësitë adekuate" të centraleve të tyre bërthamore që ta zvogëlojë kontrollin rus ndaj sinxhirëve të furnizimit.

"Kjo marrëveshje do të përkrah furnizim stabil me derivate për nevojat e sotme, si dhe do të garantojë zhvillim të sigurtë të derivateve për reaktorët e nesërm përparimtarë", thuhet në kumtesë.

Sipas dokumentit të Universitetit Kolumbia nga viti 2022, pothuaj 10 për qind nga reaktorët bërthamorë jashtë Rusisë janë prodhuar me teknologji ruse. bsh/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR