Në Tabanoc parandalohet një tentim për kontrabandim të orëve luksoze
- Doganierët në pikën kufitare me Serbinë, Tabanoc - Preshevë kanë parandaluar tentimin e një udhëtari serb për të kontrabanduar dy orë dore "Rolex" dhe një orë dore "Omega" me vlerë totale prej 2.34 milionë denarë ose 38 mijë euro, bëri të ditur sot Pres shërbimi i Drejtorisë së doganave.
- Post By Fami Bajrami
- 11:47, 21 gusht, 2025
Shkup, 21 gusht 2025 (MIA)- Doganierët në pikën kufitare me Serbinë, Tabanoc - Preshevë kanë parandaluar tentimin e një udhëtari serb për të kontrabanduar dy orë dore "Rolex" dhe një orë dore "Omega" me vlerë totale prej 2.34 milionë denarë ose 38 mijë euro, bëri të ditur sot Pres shërbimi i Drejtorisë së doganave.
Ndaj personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale - kontrabandë.
"Orët e padeklaruara, Rolex Submariner, Rolex Sky-Dëeller dhe Omega Speedmaster u gjetën gjatë një kontrolli të detajuar të automjetit dhe pasagjerëve që udhëtonin në një makinë me targa serbe. Shoferi, me qëllim që të shmang kontrollin doganor i vendosi orët në një kuti të vogël lëkure të cilën e vendosi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal", informojnë nga Dogana.
Produktet e sekuestruara i janë dorëzuar Prokurorisë themelore publike në Kumanovë.
Foto: Drejtoria e doganës