• e premte, 05 dhjetor 2025

Në tërmetin në Afganistan deri tani kanë humbur jetën më shumë se 1.400 persona, mbi 3.000 të lënduar

Në tërmetin në Afganistan deri tani kanë humbur jetën më shumë se 1.400 persona, mbi 3.000 të lënduar

Xhalalabad, 2 shtator 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin tejkaloi 1.400, njoftuan sot talebanët.

"Më shumë se 3.000 persona janë lënduar", deklaroi zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Muxhahid, në rrjetin social X.

Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara në Afganistan thonë se shpëtuesit për momentin janë në garë me kohën që të arrijnë në zonën malore të largët të goditur nga tërmeti me magnitudë prej 6 ballë sipas Shkallër Rihter, raportuan mediat amerikane.

Siç është theksuar, terreni i paarritshëm vështirëson operacionet e shpëtimit dhe dërgesën e ndihmës humanitare.

"Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare të ndihmojë. Është çështje jete a vdekje të arrish tek njerëzit në zonën e goditur nga tërmeti", tha Indrika Ratvate, koordinatore e KB-së.

Gjysmëhëna e Kuqe afgane parparakisht sot kumtoi që më shumë se 8.000 shtëpi janë shkatërruar nga tërmeti. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR