• e premte, 05 dhjetor 2025

Në të gjithë Shqipërinë ka zjarre, më kritike në jug, helikopterë në veprim, banorët dhe turistët po evakuohen

Në të gjithë Shqipërinë ka zjarre, më kritike në jug, helikopterë në veprim, banorët dhe turistët po evakuohen

Tiranë, 27 korrik 2025 (MIA) - Shqetësuese është situata me zjarret në Shqipëri, ku zjarre ka në pothuajse të gjithë territorin, por më kritike është në jug, ku janë evakuuar banorë dhe turistë.

Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit janë regjistruar 45 zjarre, nga të cilat 21 janë ende aktive, 16 janë nën monitorim dhe 8 janë shuar.

"Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, një avion zjarrfikës "Kanadair" u ngrit nga Italia dhe do të marrë pjesë në operacione ajrore për shuarjen e zjarreve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë, ku situata është më e vështirë, raportuan mediat, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Në Borsh, flakët i janë afruar plazhit, ndërsa në rrugën Himarë-Sarandë pranë Borshit është në fuqi një ndalesa për komunikacion, banorët që jetojnë në apartamente të rrezikuara nga zjarri i madh, si dhe turistët që qëndrojnë në hotele në Borsh, janë evakuuar.

Zjarret kanë lënë pas shkatërrime. Pas shuarjes së zjarrit në fshatin Kanin, pranë Delvinës, Ministria sot publikoi pamje që tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar nga zjarri.

Policia ka njoftuar gjithashtu se një burrë 63-vjeçar është arrestuar për shkaktimin e zjarrit që dogji 600 hektarë bimësi dhe zona natyrore në Parkun Kombëtar "Dajti". ls/

Foto: MB dhe MPB-ja



QËNDRONI TË LIDHUR