Në sulmin vetëvrasës në Pakistan jetën e kanë humbur 11 persona
- Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa 40 u plagosën pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivin në një tubim politik në provincën jugperëndimore pakistaneze Baluxhistan.
- Post By Qefsere Abduli
- 21:29, 2 shtator, 2025
Islamabad, 2 shtator 2025 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, ndërsa 40 u plagosën pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivin në një tubim politik në provincën jugperëndimore pakistaneze Baluxhistan.
Sulmi ndodhi në parkingun e një stadiumi në kryeqytetin e Baluxhistanit, Kueta. Tubimi ishte organizuar nga Partia Kombëtare e Baluxhistanit (BNP), një parti nacionaliste e udhëhequr nga Sardar Ahtar Mengal, ish-kryeministër i provincës.
Në Baluxhistan në vitin 2024 është regjistruar rritje e dhunës për 90 për qind, ku kanë humbur jetën 782 persona. Që nga fillimi i vitit kanë humbur jetën më shumë se 430 persona, shumica prej tyre pjesëtarë të forcave të armatosura që janë vrarë në përleshje me kryengritësit.
Madje 70 për qind e popullsisë në Baluxhistan është e varfër, megjithëse kjo provincë pakistaneze është e pasur me minerale, naftë dhe gaz. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s