Në sulmin ukrainas me dronë ndaj Rostovit janë lënduar katër persona
- Në Rajonin rus Rostov gjatë natës është zmbrapsur sulmi ukrainas me dronë, ndërkaq janë lënduar katër persona, përfshirë edhe një fëmijë, kumtoi ushtruesi i detyrës guvernator i rajonit, Jurij Sljusar.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:47, 2 shtator, 2025
Moskë, 2 shtator 2025 (MIA) - Në Rajonin rus Rostov gjatë natës është zmbrapsur sulmi ukrainas me dronë, ndërkaq janë lënduar katër persona, përfshirë edhe një fëmijë, kumtoi ushtruesi i detyrës guvernator i rajonit, Jurij Sljusar.
Në Rostov-on-Don, si rezultat i sulmit shpërtheu zjarr në katet e sipërme të dy ndërtesave dhe u bë evakuimi i popullatës, kumtuan autoritetet ruse.
"Mbrëmë forcat tona për mbrojtje kundërajrore zmbrapsën sulmin me fluturake pa pilot në Qarkun Rostov, Mjasnikovsk dhe Neklinovsk. Tre të rritur dhe një fëmijë kërkuan ndihmë mjekësore, por askush prej tyre nuk pësoi lëndime serioze shëndetësore", shkroi Sljusar në Telegram. ab/