• e enjte, 26 dhjetor 2024

Në sulmin terrorist në Somali humbën jetën tre ushtarë të EBA-s dhe një nga Bahreini, “Al-Shabab” merr përgjegjësinë

Në sulmin terrorist në Somali humbën jetën tre ushtarë të EBA-s dhe një nga Bahreini, “Al-Shabab” merr përgjegjësinë

Mogadisho, 11 shkurt 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) kumtoi se tre ushtarë të Emirateve dhe një nga Bahreini janë vrarë gjatë një "sulmi terrorist" në Somali.

“Në sulmin terrorist në Somali, tre pjesëtarë të Forcave të armatosura të EBA dhe një oficer nga Bahreini humbën jetën, ndërsa dy persona u lënduan”, thuhet në kumtesën e postuar në rrjetin social X.

Në komunikatë theksohet se sulmi është kryer “gjatë kryerjes së detyrave të punës në lidhje me trajnimin dhe strukturimin e forcave të armatosura somaleze në kuadër të marrëveshjes bilaterale për bashkëpunimin ushtarak midis EBA dhe Somalisë”.

Është dërguar mesazh ngushëllimi drejtuar familjeve të ushtarëve të rënë, ndërsa theksohet se EBA do të vazhdojë të koordinohet dhe bashkëpunojë me qeverinë somaleze në hetimin e sulmit.

Ndërkohë, grupi sunit somalez Al-Shabab i cili është një degë e fuqishme e Al-Kaedës mori përgjegjësinë për sulmin.

Sulmi është kryer në bazën ushtarake "General Gordon" në EBA nga një rekrutë i cili hapi zjarr ndaj instruktorëve kur ata filluan lutjen e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme e EBA-s e dënoi këtë "akt terrorist".

Sulmuesi është qëlluar.

foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR