Në sulmin në rajonin Harkov lëndohen 43 persona, në mesin e të cilëve 12 fëmijë
- - Të paktën 43 persona, në mesin e të cilëve 12 fëmijë, janë lënduar pasi një raketë ruse qëlloi një parking të një ndërtese banesore në rajonin Harkov, njoftuan mediat lokale.
- Post By Fitore Curri
- 19:28, 4 korrik, 2023

Kiev, 4 korrik 2023 (MIA) - Të paktën 43 persona, në mesin e të cilëve 12 fëmijë, janë lënduar pasi një raketë ruse qëlloi një parking të një ndërtese banesore në rajonin Harkov, njoftuan mediat lokale.
Në mesin e 12 fëmijëve ka edhe një fëmijë të moshës njëvjeçare dhe nëntë muajshe, informon Bi-Bi-Si.
Sipas autoriteteve ukrainase, raketa ruse Iskander ka rënë në qytetin Pervomajksi rreth orës 13 e 30 minuta sipas kohës lokale.
Kryeprokurori publik, Andrej Kostin deklaroi se në atë rajon ka vetëm ndërtesa banesore dhe se "ky është edhe një krim rus i luftës".
Pervomajski gjendet rreth 90 kilometra në jug të qytetit Harkov dhe është relativisht larg vatrës së luftërave, të cilat janë kryesisht në rajonin e Donbasit. fc/
Fotografia: EPA