• e premte, 05 dhjetor 2025

Në sulmin më të ri amerikan ndaj një anije në Karaibe ka edhe të mbijetuar, deri më tani në gjashtë sulme u vranë 27 persona

Në sulmin më të ri amerikan ndaj një anije në Karaibe ka edhe të mbijetuar, deri më tani në gjashtë sulme u vranë 27 persona

Uashington, 17 tetor 2025 (MIA) – Në sulmin më të ri ushtarak amerikan ndaj një anijeje në Karaibe për të cilin ka ekzistuar dyshimi se transporton drogë për herë të parë ka edhe të mbijetuar, konfirmoi një funksionar i lartë amerikan. 

Deri më tani nuk dihet numri i njerëzve që ishin në anije, e as sa të mbijetuar janë gjetur, njoftoi Si-Bi-Es Njuz (CBS News).

Në gjashtë sulmet e deritanishme ndaj anijeve në ujërat e Detit të Karaibeve ka të paktën 27 persona të vdekur. 

Funksionari, i cili foli nën kusht që të mbetet anonim, tha se nuk është e qartë nëse operacioni i fundit ishte i dizajnuar të lërë të mbijetuar dhe nuk tregoi nëse të mbijetuarit janë shpëtuar ose nëse momentalisht janë në paraburgim amerikan, informojnë mediat britanike. 

Pentagoni nuk u përgjigj në pyetjet për hollësi nga incidenti. 

SHBA-ja i quan subjektet e sulmuara “narkoterroristë”, duke theksuar nevojën nga lufta më vendimtare kundër rrjeteve të kontrabandës të cilët veprojnë nga Venezuela. 

Në sulmet paraprake amerikane anijet e dyshimta ishin shkatërruar plotësisht dhe nuk ka pasur raporte për të mbijetuar. 

Videot e publikuara nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp treguan caqe të shkatërruara, ndërsa operacionet ishin prezantuar si pjesë e “luftës kundër narkoterrorizmit”. 

Nëpunësit e administratës së Trampit thonë se metodat tradicionale për luftë kundër tregtisë me drogë, siç janë arrestime dhe sekuestrim të ngarkesës, nuk arritën dhe se është e nevojshme forcë ushtarake. 

Në ndërkohë, prania ushtarake e SHBA-së në Karaibe u intensifikua – në rajon janë shpërndarë shkatërrues me raketa, aeroplanë ushtarakë F-35, nëndetëse bërthamore dhe rreth 6.500 ushtarë. 

Trampi dje zbuloi se e ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të zbatojë operacione të fshehta në Venezuelë, duke i nxitur spekulimet për plane të mundshme për rrëzimin e presidentit Nikollas Maduro, theksojnë mediat britanike. 

Ambasadori i Venezuelës në KB, Samuel Monkada, dërgoi letër në Këshillin e Sigurisë së KB-së në të cilën thotë se sulmet e SHBA-së në afërsi të bregut të Venezuelës janë të jashtëligjshme dhe kërkon dënim zyrtar të SHBA-së dhe konfirmim për sovranitetin e vendit të tij. fc/

Foto: truth Social

 

QËNDRONI TË LIDHUR