Në sulmin izraelit në Gazë humbën jetën të paktën 18 persona, më shumë se 100 janë plagosur
- Të paktën 18 persona humbën jetën në një sulm izraelit në qytetin e Gazës, thanë burime mjekësore lokale.
Gazë, 10 qershor 2025 (MIA) - Të paktën 18 persona humbën jetën në një sulm izraelit në qytetin e Gazës, thanë burime mjekësore lokale.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve UAFA, në sulmin që ndodhi në afërsi të një qendre për shopërndarje për ndihmë humanitare janbë plagosur me shumë se njëqind persona.
Incidenti ka ndodhur në një zonë të njohur si Korridori Necarim, pranë një qendre shpërndarjeje për ndihma të drejtuar nga Fondacioni Humanitar për Gazën (HFG).
Armata izraelite bëri të ditur se po e shqyrton rastin.
Armata izraelite javën e kaluar i paralajmëroi palestinezët të mos i afroheshin rrugëve që të çojnë në pikat e kontrollit të HFG midis orës 18 pasdite dhe 6 të mëngjesit.
Ndërkohë, autoritetet palestinezë të shëndetësisë thanë se një sulm izraelit ndaj një shtëpie në qytetin Deir al-Balah në Rripin Qendror të Gazës humbën jetën tetë persona.
Foto: DPA