• e premte, 05 dhjetor 2025

Në sulmin izraelit mbi burgun Evin, në afërsi të Teheranit, u vranë 71 persona

Në sulmin izraelit mbi burgun Evin, në afërsi të Teheranit, u vranë 71 persona

Teheran, 29 qershor 2025 (MIA) – Në sulmin izraelit mbi burgun Evin në kryeqytetin e Iranit, Teheran, që ishte kryer më 23 qershor, ishin vrarë 71 persona, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Drejtësisë, Asgar Xhahangir. 

“Në sulmin mbi burgun Evin ishin vrarë 71 persona, përfshirë personel administrativ, burra të rinj në shërbim ushtarak, të burgosur, anëtarë të familjeve të të burgosurve të cilët i vizitojnë dhe fqinj të cilët jetojnë në afërsi të burgut”, tha Xhahangir, transmetuan mediat britanike. 

Ai konfirmoi se të burgosurit e tjerë janë transferuar në burgje të tjera në krahinën Teheran. 

Një numër i madh i shtetasve të huaj janë arrestuar në burgun Evin, duke përfshirë dy shtetas francezë të cilët janë mbyllur aty tashmë tre vjet. 

Aeroplanë ushtarakë izraelitë e goditën burgun më famëkeq për të burgosur politik në Teheran, duke treguar se e zgjeron fushatën e tij që të përfshijë simbole të sundimit autokratik të regjimit iranian, transmetuan mediat britanike. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR