Në sulmin ajror izraelit është vrarë zëdhënësi i Hamasit
- Zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif Al-Kanoa është vrarë në sulmin ajror izraelit në pjesën veriore të Gazës, transmetoi rrjeti mediatik i lidhur me Hamasin.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:46, 27 mars, 2025

Gazë, 27 mars 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Hamasit, Abdel-Latif Al-Kanoa është vrarë në sulmin ajror izraelit në pjesën veriore të Gazës, transmetoi rrjeti mediatik i lidhur me Hamasin.
Al Kanoa është vrarë kur tenda e tij u godit në Xhabalia, ndërsa në sulm janë lënduar edhe disa persona, theksojnë burime mjekësore, transmetuar nga mediumet britanike.
Paraprakisht këtë javë, në sulmet izraelite jetën e humbën edhe Ismail Barhumi, anëtar i byrosë politike të Hamasit, si dhe Salah al-Bardavela, lider i lartë i grupit.
Barhumi hde Bardavela ishin pjesë e byrosë politke 20-anëtarëshe të Hamasit, prej të cilëve 11 persona janë vrarë prej fillimit të luftës në tetor të vitit 2023, theksoi grupi.
Izraeli më 18 mars i vazhdoi sulmet ndaj Gazës dhe deri më tani jetën e humbën së paku 830 njerëz, prej të cilëve më shumë se gjysma janë gra dhe fëmijë, kumtoi sektori shëndetësor në Gazë.
Izraeli dhe Hamasi akuzihen mes veti për shkelje të armëpushimit.
Hamasi akoma mban 59 nga 250 pengjet e rrëmbyera fillimisht, dhe vazhdimisht e akuzon Izraelin për pengom të përpjekjeve të ndërmjetësuesve për të negociuar për ndërprerje të përhershme të konfliktit.
Kryeministri izraelit, benjamin Netanjahu tha se bombardimi është urdhëruar sepse Hamasi nuk i pranoi propozimet për vazhdim të armëpushimit, sërishs duke paralajmëruar se Izraelit do ta okupojë Gazën nëse Hamasi nuk i liron pengjet e tjera. ab/
Foto: EPA