• e martë, 17 dhjetor 2024

Në sulmet izraelite u vranë dy infermierë në Liban

Në sulmet izraelite u vranë dy infermierë në Liban

Kajro, 16 nëntor 2024 (MIA) – Të paktën dy infermierë u vranë sot në sulmet izraelite në jug të Libanit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së vendit. 

Sulmet ndodhën në qytetet jugore Burxh Rahal dhe Kafr Tibnit përderisa infermierët ishin në misione shpëtimi, shtoi Ministria. 

Një sulm goditi një ekip të personave mjekësorë në Kafr Tibnit, me çka ishin plagosur edhe të tjerë. Në incidentin e njëjtë janë zhdukur edhe dy infermierë.

Ministria i dënoi, siç tha, sulmet “e egra” ndaj infermierëve të cilët kryejnë punë shpëtimi. 

“Kjo ilustron përmasa të papara të dhunës që nuk lë hapësirë minimale për vlera humanitare”, shtohet në kumtesë. fc/

Fotografia: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR