• e enjte, 10 korrik 2025

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës humbën jetën të paktën 40 persona

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës humbën jetën të paktën 40 persona

Gazë, 16 qershor 2025 (MIA) – Të paktën 40 persona u vranë në sulmin e sotëm izraelit në Rripin e Gazës. Gjysma e viktimave u vranë pranë një qendre të shpërndarjes së ndihmave të Fondacionit humanitar të Gazës (GHF) në Rafah, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Palestinës.

Sipas burimeve spitalore në sulmet izraelite u lënduan rreth 200 persona.

Izraeli ia ka dorëzuar përgjegjësinë për shpërndarjen e pjesës më të madhe të ndihmës humanitare që lejon në Rripin e Gazës GHF-së, një organizatë e re e mbështetur nga SHBA-ja që udhëheq me tre pika kontrolli të mbrojtura nga ushtarët izraelitë.

Kombet e Bashkuara e kanë hedhur poshtë një sistem të tillë, duke deklaruar se shpërndarja e GHF-së është e papërshtatshme, e rrezikshme dhe shkel parimet e paanshmërisë humanitare.

foto: DPA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR