• e enjte, 10 korrik 2025

Në sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës u vranë të paktën 72 njerëz

Në sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës u vranë të paktën 72 njerëz

Gazë, 19 qershor 2025 (MIA) – Mbrojtja civile palestineze njoftoi se në sulmet e sotme izraelite u vranë 72 njerëz, prej të cilëve 21 njerëz ishin vrarë derisa prisnin ndihma humanitare. 

“Gjashtë persona janë vrarë derisa prisnin ndihmë në afërsi të Kan Junisit, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ndërsa 15 në korridorin Necarim, pjesën qendrore të Gazës, ku mijëra njerëz vijnë çdo ditë duke shpresuar se do të marrin ushqim” deklaroi zëdhënësi i Mbrojtjes civile Mahmud Basal. 

Ai shtoi se 51 njerëz u vranë në nëntë sulme izraelite në qytetin Gazë dhe në pjesën veriore të enklavës palestineze. fc/

Foto: DPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR