• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në sulmet amerikane në ndaj një porti në Jemen jetën e humbën 74 persona

Në sulmet amerikane në ndaj një porti në Jemen jetën e humbën 74 persona

Dubai, 18 prill 2025 (MIA) - Në bombardimin amerikan të portit të naftës Ras në Jemen jetën e humbën 74 persona, ndërsa 171 janë plagosur, kumtuan sot kryengritësit huthë.

Sulmet paraqesin një prej sulmeve më vdekjeprurëse deri më tani në fushatën e bombardimeve që e filloi presidenti amerikan, Donald Tramp më 15 mars.

Huthët e mbështetur nga Irani sot gjuajtën predhë drejt Izraelit, për të të cilën ushtria izraelite kumtoi se është hasur, por sirenat e alarmit u aktivizuan në Tel-Aviv dhe në qytete të tjera. 

Kanali televiziv satelitor Hutaal-Masirah emetoi xhirime të hollësishme të pasojave nga sulmi në portin Ras, ku shihen trupa të shpërndarë në tokë. Në kumtesë ceket se gjatë sulmit, i cili shkaktoi shpërthim dhe zjarr të madh, jetën e humbën punonjës të spitlait dhe civilë në port.

Komanda qendrore e ushtrisë amerikane kumtoi se "forcat amerikane ndërmorën aksion për ta eliminuar burimin e derivateve për terroristët huthë dhe për t'i privuar nga të ardhurat ilegale me të cilat ata po e terrorizojnë tërë rajonin për mbi dhjetë vite".

Huthët e dënuan sulmin e SHBA-së. "Ky agresion tërësisht i paarssyeshëm është shkelje flagrante e sovranitetit dhe pavarësisë së Jemenit dhe targetim i drejtpërdrejtë i tërë popullit jemenas", thuhet në kumtesën e huthëve.

Porti Ras, pikë e rëndësishme për përpunimin e naftës, ndodhet në provincën jemenase Hodeida në brigjet e Detit të Kuq. Ai është fundi i gazpërçuesit që çon drejt provincës së pasur energjetike jemenase, Marib, të cilën akoma e mbajnë aleatët e qeverisë jemenase në egzil.

Shumë shpejtë pas fillimit të luftës në Rripin e Gazës, të shkaktuar nga sulmi terrorist i lëvizjes paletineze Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, kryengritësit jemenas huthë, të cilët e kanë mbësjhtetjen e Irnait dhe shprehin solidaritet me palestinezët, kryen dhjetëra sulme me raketa ndaj Izraelit dhe në Detin e Kuq.

Ato sulme u ndërprenë me ndaljen e zjarrit që hyri në fuqi më 19 janart, por hithët, të cilët e morën përgjegjësinë për vazhdimin e sulmeve ndaj Izraelit, premtuan se do t'i ripërtërijnë ato, gjithnjë derisa Izraeli vazhdon ta sulmojë Rripin e Gazës. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR