• e hënë, 16 shkurt 2026

Në sulme izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e kanë humbur të paktën 11 njerëz

Në sulme izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e kanë humbur të paktën 11 njerëz

Gazë, 15 shkurt 2026 (MIA) - Në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e kanë humbur të paktën 11 njerëz. Izraeli pohon se sulmi është përgjigje e shkeljes së armëpushimit nga ana e Hamasit.

Sipas burimeve mjekësore palestineze, në sulmin ajror izraelit ndaj kampit me tenda, ku janë vendosur familje të zhvendosura, jetën e kanë humbur të paktën katër persona. Në një sulm tjetër ndaj qytetit Kan Junis, jetën e kanë humbur pesë persona, ndërsa gjatë sulmit në pjesën veriore të enklavës është vrarë edhe një person.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasem tha se Izraeli ka kryer edhe një masakër ndaj palestinezëve të zhvendosur, duke e quajtur incidentin shkelje serioze të armëpushimit vetëm disa ditë para takimit të parë të Këshillit për paqe të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Një përfaqësues ushtarak izraelit tha se sulmet ishin "të sakta" ​​dhe "në përputhje me ligjin ndërkombëtar", duke shtuar se Hamasi "ka shkelur vazhdimisht marrëveshjen për armëpushim", të arritur në tetor të vitit të kaluar. Sipas tij, persona të armatosur dolën nga një tunel në anën izraelite në zonën Beit Hanun.

Kasem u bëri thirrje pjesëmarrësve në takimin e parë të Këshillit të ri ndërkombëtar për paqe në Gazë që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për ta ndalur shkeljen e armëpushimit dhe të zbatojë marrëveshjen pa anulim. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR