• e hënë, 01 korrik 2024

Në sulme izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e kanë humbur të paktën 1.055 palestinezë

Në sulme izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e kanë humbur të paktën 1.055 palestinezë

Gazë, 11 tetor 2023 (MIA) - Të paktën 1.055 palestinezë e kanë humbur jetën në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, njoftoi Agjencia Anadolia.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë kumtoi se në sulmet izraelite në Gazë nga 7 tetori e deri tani jetën e kanë humbur 1.055 njerëz, ndërsa 5.184 janë lënduar.

Situata në Rripin e Gazës eskaloi pas sulmeve të Hamasit ndaj qyteteve izraelite të shtunën. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore ndaj Gazës.

Të paktën 1.200 persona e kanë humbur jetën në sulmet nga Gaza ndaj Izraelit, njoftoi Anadolia. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR