• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Sudan përleshje pas armëpushimit treditor

Në Sudan përleshje pas armëpushimit treditor

Kartum, 21 qershor 2023 (MIA) - Pas ndërprerjes së armëpushimit 72 orësh shpërthyen përleshje në disa pjesë të kryeqytetit të Sudanit, Kartum, si dhe në Bahri dhe Omdurman.

Armata e Sudanit dhe Forcat paraushtarake për mbështetje të shpejtë (RSF) kanë luftuar njëra tjetrën për më shumë se dy muaj, duke shkatërruar kryeqytetin, me dhunë të përhapur në rajonin perëndimor të Darfurit dhe duke detyruar më shumë se 2.5 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Armëpushimi është i fundit nga disa marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuara nga Arabia Saudite dhe SHBA në bisedimet në Xheda.

Armëpushimi u ndërmjetësua nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mbrëmjen e 19 qershorit, të dy fraksionet fajësuan njëri-tjetrin për një zjarr të madh në selinë e shërbimit të inteligjencës, e vendosur në një kompleks ushtarak në qendër të Kartumit, për të cilin ata kanë luftuar që nga shpërthimi i përleshjeve më 15 prill.

Konflikti në Sudan shpërtheu mes një mosmarrëveshjeje mbi planet për një tranzicion të mbështetur nga ndërkombëtarët nga sundimi ushtarak pas një grusht shteti ushtarak në vitin 2021 dhe katër vjet pasi u rrëzua autokrati Omar al-Bashir. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR