• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Sudan 22 viktima nga kolera, ndërsa 354 të infektuar

Në Sudan 22 viktima nga kolera, ndërsa 354 të infektuar

Kartum, 19 gusht 2024 (MIA) - Në epideminë e kolerës që përfshiu Sudanin, jetën e kanë humbur të paktën 22 persona, ndërsa 354 janë infektuar, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se këtë vit në Sudan deri më 28 korrik janë regjistruar 78 vdekje nga kolera, ndërsa nga 1 janari deri më 28 korrik nga kjo sëmundje janë infektuar më shumë se 2.400 persona. 

Tarik Jashareviq, zëdhënës i OBSH-së, tha se epidemia ka filluar në provincën lindore Kasalla, para se të zgjerohej në nëntë vende në pesë provinca. Ai theksoi se të dhënat tregojnë se shumica e rasteve të zbuluara nuk kanë qenë të vaksinuar.

Ai theksoi se OBSH-ja tani po punon me autoritetet sudaneze shëndetësore për kryerjen e vaksinimit. 

Kolera është infeksion shumë ngjitës që shkakton diare që çon deri në dehidrim të rëndë dhe vdekje të mundshme brenda disa orësh nëse nuk trajtohet. Bartet nga konsumimi i ushqimit ose ujit të kontaminuar.

Kolera nuk është e pazakontë në Sudan. Përhapja e mëparshme e madhe në vitin 2017 la të paktën 700 të vdekur dhe rreth 22,000 të sëmurë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR