• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Stamboll më 4 nëntor takim i ministrave të shteteve islamike për planin paqësor për Rripin e Gazës

Në Stamboll më 4 nëntor takim i ministrave të shteteve islamike për planin paqësor për Rripin e Gazës

Ankara, 31 tetor 2025 (MIA) - Më 3 nëntor në Stamboll do të mbahet takim i ministrave të punëve të jashtme të shteteve islamike kushtuar planit paqësor amerikan për Rripin e Gazës, njoftoi sot shefi i diplomacisë turke Hakan Fidan.

Pritet që ministrat e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Jordanisë, Pakistanit, Indonezisë, Arabisë Saudite dhe Egjiptit të marrin pjesë në takim, por pjesëmarrja e tyre ende nuk është konfirmuar.

"Ka dalë një plan paqeje, i cili ofron një rreze shprese për të gjithë", tha Fidan në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij estonez, Margus Cahna.

Fidan vuri në dukje se të hënën, zbatimi i planit të paqes mund të rishikohet: cilat janë pengesat për të, cilat sfida duhen kapërcyer, cilët janë hapat e ardhshëm, çfarë duhet diskutuar me vendet perëndimore dhe çfarë mbështetjeje ka për bisedimet me SHBA-në.

Sipas tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu po "kërkon një justifikim për të thyer armëpushimin (në Gaza) dhe për të rifilluar gjenocidin para syve të botës".

"Diplomacia jonë po punon intensivisht dhe ushtria jonë po shqyrton gjithashtu kontributin e saj të mundshëm në forcat ndërkombëtare që do të monitorojnë armëpushimin", theksoi Fidan.

Me siguri, Netanjahu nuk do të lejojë që Turqia të përfshihet, sepse mendon se është shumë e afërt me lëvizjen palestineze Hamas. sa/

foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR