• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Stamboll filloi "Tubimi i madh për Palestinën"

Në Stamboll filloi

Stamboll, 28 nëntor 2023 (MIA) - Mijëra qytetarë nga tërë Turqia në Stamboll marrin pjesë në "Tubimin e madh për Palestinën", siç e quajtën organizatorët.

Në hapësirën ku mbahet tubimi, aeroportin "Atatyrk", është vendosur një skenë e madhe e gjatë 60 metra dhe e lartë 14 metra, njoftoi agjencia Anadolia.

Në tubimin, krahas presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe shumë përfaqësuesve tjerë zyrtarë turq, do të marrin pjesë edhe artistë të njohur botërisht, si Jusuf Islam, Maher Zain dhe Omer Karaogllu.

Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në tubimin.

"U bëj thirrje të gjithë pjesëtarëve të kombit tonë në Tubimin e madh për Palestinën, të cilin do ta mbajmë në aeroportin Atatyrk në Stamboll, ku edhe një herë tërë botës do t'ia tregojmë solidaritetin tonë me vëllezërit tanë palestinezë", tha Erdoigan. bsh/

Foto: Anadolia

QËNDRONI TË LIDHUR