• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në Stamboll arrestohen pesë persona të dyshuar për lidhshmëri me ISIS-in

Në Stamboll arrestohen pesë persona të dyshuar për lidhshmëri  me ISIS-in

 Stamboll, 5 shtator 2023 (MIA) - Policia në Stamboll ka arrestuar pesë persona nën dyshimin se janë të lidhur me grupin terrorist ISIS, deklaroi ministri i Punpëve të Brendshme i Turqisë, Ali Jerlikaja.

 "Policia ka zbatuar operacione anti-terroriste për të kapur gjashtë persona të dyshuar për sigurimin e fondeve për shtypjen dhe shitjen e materialeve propagandistike në librari në emër të një grupi terrorist", deklaroi Jerlikaja për Platformën Iks.

 Duke theksuar se operacionet janë kryer në pesë zona të Stambollit, ai shtoi  se në aksion janë kapur se pesë të dyshuar, ndërsa janë  sekuestruar materiale të shumta digjitale dhe 73.000 dollarë, lajmëroi Anadollu.

 Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli ISIS-in  si organizatë terroriste.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR