• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Sllovaki alarme për bomba në 270 shkolla

Në Sllovaki alarme për bomba në 270 shkolla

Bratislavë, 3 shtator 2024 (MIA) - Rreth 270 shkolla fillore në të gjithë Sllovakinë këtë mëngjes morën një alarm për bombë, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Sllovakisë, Matus Shutaj Eshtok.

Midis shkollave ​​të cilët kanë marrë alarme janë shkollat ​​fillore në komunën Petrzhalka në Bratislavë, ka konfirmuar zëdhënësja e autoriteteve komunale, Maria Halashkova.

Policia nuk gjeti lëndë shpërthyese në ambientet e shkollës, kështu që nxënësit pas kontrollit mund të kthehen në klasa.

Në ndërkohë, një kërcënim për bombë është dërguar në një shkollë fillore në Bernolakovo, gjithashtu në rajonin e Bratislavës.

Këtë informacion e ka konfirmuar në Fejsbuk edhe ministri i Arsimit Tomas Draker.

Ministri i Arsimit porositi para opinionit se situata po monitorohet me përgjegjësi dhe se MPB-ja dhe forcat e policisë po monitorojnë gjendjen e sigurisë.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe e Punëve të Brendshme të Sllovakisë thirrën takim të përbashkët për të zgjidhur situatën e krijuar rishtazi. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR