• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shtutgard janë sulmuar dy deputetë të AFD-së, të dyshuara dy vajza të moshës prej 19 deri 23 vjeçare

Në Shtutgard janë sulmuar dy deputetë të AFD-së, të dyshuara dy vajza të moshës prej 19 deri 23 vjeçare

Shtutgard, 10 maj 2024 (MIA) - Policia e krahinës federale gjermane Baden-Virtemberg kumtoi se dy deputetë krahinorë nga partia Alternativa prë Gjermaninë (AFD) janë sulmuar në Shtutgard, ndërsa për sulmin është hapur hetim kundër dy vajzave të moshës prej 19 deri 23 vjeç.

Deputetët morën lëndime të lehta derisa të mërkurën në mbrëmje qëndronin para stendës së vendosur me rastin e 75-vjetorit të Kushtetutës gjermane, lajmëroi Dojçe Vele.

Policia kumtoi se dy deputetët kanë marrë lëndime në pjesën e kokës dhe qafës, ndëra AfD i bëri thirrje ministrit të Punëve të Brendshme të këtij shteti federal, Tomas Shtrobl të ndërmarrë masa kundër, siç e quajtën, "ekstremizmit majtist".

Ky sulm është vazhdim i serisë së sulmeve ndaj politikanëve gjermanë, mes të cilëve rasti më i ri ishte sulmi ndaj ministres së Ekonomisë në Berlin, Franciska Gifi, të cilën një person i panjohur e qëlloi në kokë në një bibliotekë.

Gjithashtu të martën, një anëtar 48-vjeçar i partisë së Të Gjelbërve u sulmua në Drezden derisa vendoste plaketa, ndërsa policia kumtoi se po heton grupin i cili ka brohoritur sllogabe naziste. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR