• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në shtetin amerikan Nju-Jork është sulmuar me thikë shkrimtari britanik Salman Ruzhdie

Në shtetin amerikan Nju-Jork është sulmuar me thikë shkrimtari  britanik Salman Ruzhdie
Nju-Jork, 12 gusht 2022 (MIA) - Shkrimtari britanik me origjinë indiane, Salman Ruzhdie, është sulmuar sot në një ngjarje në pjesën perëndimore të shtetit të Nju Jorkut, raportojnë mediat lokale. Policia në qarkun Çitakva, ku Ruzhdie ishte planifikuar të fliste, konfirmoi se një person ishte therur me thikë, pa e identifikuar personin. Mediat amerikane raportojnë se Ruzhdie është goditur me thikë në qafë dhe është dërguar me urgjencë në spital. Ruzhdie (1947) është i njohur për librin e tij "Vargjet Satanike", i cili është ndaluar në Iran që nga viti 1988. Shkrimtari britanik u detyrua të fshihet për një dekadë pasi Ajatollah Homeini i Iranit nxori një dekret fetar (fetva) një vit më vonë që urdhëronte besimtarët të vrisnin shkrimtarin për fyerjen e supozuar të romanit ndaj Islamit. Në vitin 1998, qeveria iraniane njoftoi se nuk e mbështet fetvanë, por edhe se nuk do ta tërheqë atë. Sipas doktrinës islame, një fetva e shqiptuar njëherë nuk mund të tërhiqet, veçanërisht nëse personi që e shqiptoi ka vdekur ndërkohë, siç ishte rasti me Homeinin (1902-1989). sa/

QËNDRONI TË LIDHUR