• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shtëpinë e Bardhë më 22 qershor takim Bajden - Modi

Në Shtëpinë e Bardhë më 22 qershor takim Bajden - Modi

Uashington, 10 maj 2023 (MIA) - Shtëpia e Bardhë sot kumtoi se presidenti amerikan, Xho Bajden do të takohet me kryeministrin indian, Narendra Modi më 22 qershor.

"Vizita do ta përforcojë përkushtimin e përbashkët të dy vendeve për rajon të lirë, të hapur, me prosperitet dhe të sigurtë indopacifik dhe përcaktimin tonë të përbashkët që ta përmirësojmë partneritetin strategjik dhe teknologjik, duke përfshirë edhe sferat e mbrojtjes , energjinë e pastër dhe Hapësirën", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.

Kjo do të jetë vizita e parë e Modit në SHBA, pasi Bajdeni e ka ndërmarrë funksionin, edhe pse dy liderët tanimë u takuan disa herë në ngjarje ndërkombëtare. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR