• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shqipëri vitin e kaluar janë kryer 35 vrasje, më së paku në tre dekadat e fundit

Në Shqipëri vitin e kaluar janë kryer 35 vrasje, më së paku në tre dekadat e fundit

Tiranë, 4 janar 2024 (MIA) - Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Balla deklaroi se gjatë vitit të kaluar në vend janë regjistruar 35 vrasje, që është numri më i ulët që është regjistruar në 30 vitet e fundit.

"Kemi ulje drastike të vrasjeve, me 35 vrasje deri më 31 dhjetor, krahasuar me 107 në vitin 2013 dhe 124 në vitin 2012. Ky është numër që Shqipëria asnjëherë nuk e ka pasur në 30 vitet e fudnit", tha Balla.

Sipas tij, 1/3 nga rastet janë vepra penale në familje, si ngjarja e sotme në Tiranë, kur vëllau e ka vrarë vëlluan, e pastaj ka kryer vetëvrasje për shkak të raporteve jo të pastruara pronësore.

Për këtë shkak ai ka kërkuar nga autoritetet "dorë të hekurt kundër dhunës gjinore".

"Kërkova nga policia lokale dorë të hekurt kundër dhunës gjinore dhe përkrahje për të gjithë viktimat e dhunës. Me zemër të thyer them se në vitin 2023 ka pasur 4.600 raste të dhunës familjare, 2.000 kërkesa për padi me urdhër për mbrojtje, që është situatë e papranueshme", tha polici i parë shqiptar. bsh/

Foto: Balla FB

QËNDRONI TË LIDHUR