• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Shqipëri për herë të parë do të rregullohet ligjërisht e drejta për nënë surrogate

Në Shqipëri për herë të parë do të rregullohet ligjërisht e drejta për nënë surrogate

Tiranë, 12 shkurt 2024 (MIA) - Me ndryshimet dhe plotësimet që po përgatiten në Kodin Penal, mes tjerash parashikohen vendime ligjore që rregullojnë amësia surrogate. Ky koncept do të përfshihet për herë të parë në legjislacionin shqiptar, pasi nuk ishte parashikuar deri tani, raportojnë mediat.

"Nëse ndryshimet në Kodeksin miratohen, do të mundësohet që kundrejt pagesës, një grua e moshuar (nëna surrogate) kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lind një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo shfrytëzuesi, në favor të një personi apo çifti/persona përfitues që do të jenë në të ardhmen prindër të fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij", shtojnë mediat.

Me dënim me para ose me burg prej gjashtë muajsh deri tri vjet do të dënohet fekondimi ose lindja në mjedise të papërshtatshme/të palicensuara për ekzekutimin e këtyre procedurave.

Një tjetër ndryshim është vendosja në Kodin Penal të nenit, me të cilin dënon personat që nxisin të miturit, nën 14 vjeç, të konsumojnë pije alkoolike ose t'i shesin pranë ambienteve të shkollës. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR