Në Shqipëri, nxënësit e klasës së katërt do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale
- Për herë të parë në vitin e ri shkollor 2025/2026, nxënësit e klasës së katërt në Shqipëri do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:30, 28 gusht, 2025
Tiranë, 28 gusht 2025 (MIA) - Për herë të parë në vitin e ri shkollor 2025/2026, nxënësit e klasës së katërt në Shqipëri do të mësojnë bazat e inteligjencës artificiale.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu theksoi se deri në vitin 2026, mbi 600 shkolla do të kenë edhe laboratore intelegjente për zhvillim të aftësive digjitale te fëmijët.
"Prej tre vitesh kemi nisur një program të TIK-ut që nga klasa e parë, por me zhvillimet teknologjike, kemi mundur të kemi një ndjekje reale edhe të arritjeve të nxënësve të cilët mësuan programim vitin e kaluar dhe vazhdojnë edhe këtë vit. I kemi mësuar rreth 35 mijë fëmijë si të programojnë, por nga ana tjetër, kemi miratuar edhe kurrikulën e re për klasat e katërta, e cila për herë të parë do të sjellë bazat e njohurive për inteligjencën artificiale", tha Manastirliu. qa/
Foto: Manastirliu FB