• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shqipëri nga 1 prilli paga minimale do të rritet për 52 euro

Në Shqipëri nga 1 prilli paga minimale do të rritet për 52 euro

Tiranë, 28 mars 2023 (MIA) – Paga minimale në Shqipëri do të vazhdojë të rritet edhe në dy vitet e ardhshme për të arritur në 45 mijë lekë në vitin 2025, tha ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

"Nga 1 prilli, paga minimale rritet në 40 mijë lekë, që është një rritje prej 17,6 për qind nga shuma e mëparshme 34 mijë. Është sfidë për ne që të rrisim pagën mesatare. Shqipëria duhet të kalojë në një standard tjetër. Nëse në vitin 2000 ishim treg tërheqës sepse kishim fuqi punëtore me paga të ulëta, sot duhet të bëhemi konkurrues për fuqi punëtore të kualifikuar", tha Ibrahimaj.

Ajo theksoi se biznesmenët e kanë kuptuar që punonjësit duhet të vlerësohen dhe të paguhen më mirë.

Sipas saj, janë të shumta kompanitë që kanë tejkaluar nivelin qeveritar prej 40 mijë lekësh për pagën minimale.

Deri në fund të vitit 2022, në industrinë prodhuese shqiptare do të jenë 8500 kompani. Numri i përgjithshëm i të punësuarve është 88.452 ose 12,7 për qind e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend.

Paga minimale në këtë vend është rritur për herë të fundit në shtator të vitit të kaluar, por ndonëse është në rritje të vazhdueshme, ajo sërish mbetet më e ulëta krahasuar me vendet e Evropës, por edhe të rajonit.

Aktualisht është 285, ndërsa me rritjen nga 1 prilli do të jetë 336 euro. ls/

(një euro = 113,6 lekë)

QËNDRONI TË LIDHUR