Në Shqipëri këtë vit janë djegur 54 mijë hektarë tokë, 207 shtëpi, prej të cilave 40 janë djegur plotësisht
- – Shqipëria po përballet me një nga sezonet më të vështira të zjarreve gjatë viteve të fundit. Sipas Sistemit Evropian Informativ për Zjarre Pyjore (EFFIS) këtë vit në mbarë vendin janë djegur mbi 54 mijë hektarë tokë nga 93 zjarre të regjistruara.
- Post By Fitore Curri
- 20:28, 14 gusht, 2025
Tiranë, 14 gusht 2025 (MIA) – Shqipëria po përballet me një nga sezonet më të vështira të zjarreve gjatë viteve të fundit. Sipas Sistemit Evropian Informativ për Zjarre Pyjore (EFFIS) këtë vit në mbarë vendin janë djegur mbi 54 mijë hektarë tokë nga 93 zjarre të regjistruara.
“Kjo është sipërfaqja më e madhe e prekur nga flakët që prej vitit 2011, kur në një vit të plotë u regjistruan vetëm 54.300 hektarë tokë të djegur. Ndërsa sipërfaqet më të mëdha të djegura janë regjistruar në vitin 2007 ku sipas EFFIS, në një vit të plotë ka pasur 163 zjarre me 127.000 hektarë tokë të djegura”, njoftoi televizioni “Top çenëll”
Disa prej komunave më të prekura nga zjarret këtë vit janë Delvina, Finiqi, Gramshi dhe Poliçani. Në Gramsh u shënua edhe një viktimë, një 80-vjeçar, i cili kishte ndezur zjarr në kopsht pas çka ishte përhapur në përmasa të mëdha.

Nga zjarret masive të cilat e kapluan vendin gjatë ditëve të fundit janë dëmtuar 207 shtëpi, ndërsa 40 prej tyre janë djegur në tërësi.
Sipas kumtesës zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë, një ekip inspektues i veterinarëve në terren deri më tani ka evidentuar se stuhitë e zjarrit kanë shkatërruar 747 koshere bletësh, ndërsa të gjalla janë djegur edhe mbi 100 krerë dele dhe dhi, si dhe 13 krerë viça dhe gjedhë.
Zjarret në shumicën e rasteve rezulton të kenë qenë të qëllimshme. Në të gjithë vendin janë evidentuar 137 autorë zjarresh, prej tyre 46 janë arrestuar dhe 91 ndiqen penalisht. fc/
Foto: Printskrin Top çenëll