• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Shqipëri janë shitur 10 ton mandarina me pesticide të kthyera nga Kroacia, sot janë arrestuar tre persona

Në Shqipëri janë shitur 10 ton mandarina me pesticide të kthyera nga Kroacia, sot janë arrestuar tre persona

Tiranë, 26 shkurt 2025 (MIA) - Mandarinat që autoritetet kroate i kanë kthyer nga data 29 nëntor deri më 11 dhjetor 2024, pasi analizat kanë rezultuar se përmbajnë pesticide të rrezikshme për shëndetin e njerëzve, nuk janë asgjësuar, por janë shitur në tregun vendas.

"Prokuroria e Beratit ka nisur prej kohësh një hetim për këtë çështje, i cili përfundoi sot, me arrestimin e tre personave. Nga prokuroria kumtojnë se janë arrestuar një fermer nga kjo zonë, administrator i një qendre blerjeje që ka blerë ngarkesën dhe një inspektor i zyrës rajonale  të Veterinarisë.", publikojnë mediat.

Tre personat e arrestuar akuzohen për veprat penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Siç më herët informuan mediat, mandarina janë kthyer edhe nga Çekia, Italia dhe Lituania.

"Mandarinat përmbanin mbetje të disa substancave të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe janë të ndaluara për shitje në BE. Konkretisht, bëhet fjalë për një prani të lartë të pesticideve të klorpirifos dhe fosmetit, të cilat si efekte anësore ndikojnë në zhvillimin e trurit tek fëmijët, çrregullime të sistemit nervor dhe endokrin, si dhe rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, shtojnë mediat.

Analizat konfirmuan se mbetjet e pesticideve në mandarina ishin tre deri në 12 herë më të larta se sa lejohej nga rregulloret evropiane, të ndryshuara nga shtatori 2023.

Mandarinat, ullinjtë dhe frutat dhe perimet e tjera të prodhuara në Shqipëri përfundojnë në sasi të mëdha në tregjet e vendeve fqinje, veçanërisht në qytetet kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR