• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Shqipëri dy foshnje meshkuj kanë lindur në Vitin e Ri

Në Shqipëri dy foshnje meshkuj kanë lindur në Vitin e Ri
Tiranë, 1 janar 2022 (MIA) – Dy foshnje meshkuj kanë lindur në vitin 2022 që në botë janë sjellë në minutën e parë të Vitit të Ri në dy Klinika gjinekologjike- akusherike në Tiranë. Lajmin e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke postuar fotografi të foshnjave dhe duke ju dëshiruar “mirëseardhje si shenjë e mirë për vitin 2022”. “Mirëserdhët dhe jetë të gjatë Akid dhe Aiden. Dy djem të shkëlqyer që erdhën në botë, Akidi në klinikën ‘Mbretëresha Xheraldina’, ndërsa Aideni në klinikën ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë. Ko është shenja më e mirë për vitin që nis”, ka shkruar Manastirliu. Nga janari i vitit 2019 qeveria ndan “bonuse për foshnje” që për foshnje të parë në familje arrin 40 mijë lekë (325 euro), 80 mijë (650 euro) për të dytin dhe për të tretin në një familje 120 mijë lekë (rreth 1.000 euro). Ndarja e bonuseve për foshnje siç ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama vazhdon edhe gjatë këtij viti. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR