• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Shqipëri është identifikuar rasti i parë i lisë së majmunëve

Në Shqipëri është identifikuar rasti i parë i lisë së majmunëve

Tiranë, 12 qershor 2025 (MIA) - Në Shipëri është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunëve, sëmundje ngjitëse e diagnostikuar te një i ri i moshës tridhjetë vjeçare, publikoi Top çenell.

Sipas medias, pacienti është izoluar menjëherë pas konfirmimit të diagnozës.

Autoritetet shëndetësore janë mobilizuar për të gjurmuar kontaktet e tij dhe për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes.

"I riu ka udhëtuar jashtë vendit, të paktën kjo është ajo që ka treguar para mjekëve të cilët e lidhin këtë të fundit si shkak infektimi, pasi deri më tani në Shqipëri nuk kanë identifikuar ose të paktën nuk janë raportuar nga Instituti i shëndetit publik raste të prekura nga lija e Majmunit",bën të ditur televizioni. 

Simptomat e kësaj sëmundje janë temperaturë, dhimbje trupi, ënjtje të nyjave limfatike, skuqje dhe puçrra që shndërrohen në flluska me kore. Ato dalin zakonisht në duar, fytyrë dhe organe gjenitale. Lija e majmunëve përhapet nga kontakti i drejtpërdrejtë me personat e infektuar siç është kontakti me lëkurë apo marrëdhënie intime. Por, një person mund të infektohet edhe nga kontakti i objekteve të kontaminuara si çarçafët, peshqirët apo rrobat. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR