Në shpërthimet e "pejxherëve" dhe "voki-toki" në Liban humbën jetën 37 persona, ndërsa 1.931 janë plagosur
- Numri i viktimave nga shpërthimet e pajisjeve telekomunikuese - pejxherë dhe "voki-toki", të lëvizjes islamiste Hezbollah në Liban në dy ditët e fundit është rritur në 37 të vdekur dhe 2.931 të plagosur, sot bëri të ditur ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad.

Bejrut, 19 shtator 2024 (MIA) - Numri i viktimave nga shpërthimet e pajisjeve telekomunikuese - pejxherë dhe "voki-toki", të lëvizjes islamiste Hezbollah në Liban në dy ditët e fundit është rritur në 37 të vdekur dhe 2.931 të plagosur, sot bëri të ditur ministri libanez i Shëndetësisë Firas Abiad.
Ministri tha se 12 njerëz humbën jetën në valën e parë të shpërthimeve të pejxherëve të martën, 25 dje, në valën e dytë të shpërthimeve të voki-toki.
Numri paraprak i viktimave nga shpërthimet ishte 20.
Foto: Arkivi i MIA-s